Text
Walled-in Shadows
Hije të murosura · Anila Shehaj
Read the essay
Late in the evening, my son comes to me with the Brothers Grimm tales in his hand and asks for the next story. By chance it is Rapunzel’s night: the girl shut away in a tower with no door but a single window, from which, every night, she lets down her long braids, the only way to meet the prince.
Spellbound by the images and wonders that come alive only in fairy tales, he leaves me for the night’s sleep. I keep reading, but my mind drifts to another Rapunzel, an Albanian one this time, who is walled in alive in a castle.
The details are macabre. The story is thick with a pain justified only by the values it means to pass on: besa, the given word, and above all love of homeland and land, which outweighs the love of a person.
Often the mind finds the strangest roads to reach where the soul feels longing: faraway places like childhood, or the wish to hand pieces of Albania to a six-year-old boy who speaks a limping Albanian. The reasons for this search are many, professional and personal, and I cannot tell clearly where one begins and the other ends. Honestly, I do not care much to justify or disguise the fascination I have for these stories that come from far away and cross every cultural and geographical border.
I found out late that the legend of the walling-up has sisters elsewhere in the Balkans. This pushes me further, in search of the thin threads that tie antiquity to today’s world.
I have lived in Berlin for three years, and the wall is still there, on every corner of the city: like a ghost that will not let go of the imagination, of language, of the attempts to profit from the history it carries. A history updated in an almost cynical way, cut to fit a capitalist society.
Before that I lived for six years in Puglia, in the south of Italy. There I discovered the story of another wall, one that joins. It is the dry-stone wall, an architectural element that gives character to a whole landscape.
Locals told me that this early building technique is still kept alive by “the Albanian squads”, the only ones who can repair and rebuild these old walls today as they once were. Their work costs about 85 euros per cubic metre, but apart from the price and the phone number of some Albanian master builder, nothing else comes to light from this story with distant roots.
Some time ago I learned that “L’arte del muretto a secco” had been declared intangible cultural heritage by UNESCO, a practice shared by eight states: Italy, Greece, Cyprus, France, Spain, Croatia, Switzerland and Slovenia. These institutional accounts rightly list the values and benefits of preserving the technique today. But, as so often happens, an essential fact is passed over: those who keep this old culture alive are, often, the hands of migrants.
When you look for elements or documents that bear witness to these historical and human ties, you find very little. That is perhaps what made me step into this conversation: to draw a human geography of stonemasonry across Albanian territory.
And I begin to think of Berat and Gjirokastër, of Gollobordë and Korçë, of my grandmother’s stone house in Kutë, Mallakastër.
The irony of fate: this house, bombed during the Second World War, was rebuilt by my grandfather, Sherif Shehaj, with the help of three Italian deserters he had hidden there. It still stands, though for years now the vine that climbed up to the balcony has been gone.
These memories from childhood, always a happy part of a life, give me energy for this personal and perhaps stubborn effort: to take apart, somehow, the wall of unjust stereotypes that divides us and takes us away from a shared history, from what Kadare calls the “common cultural substratum” of the peoples the Mediterranean washes.
Anila Shehaj
Lexo esenë
Mbrëmje vonë, im bir, me librin e përrallave të Vëllezërve Grimm në dorë, më afrohet dhe më kërkon historinë e radhës. Rastësia do që të jetë nata e Rapunzelit: vajza e ngujuar në një kullë pa derë, por me një dritare të vetme, nga e cila, çdo natë, lëshon gërshetat e saj të gjatë — e vetmja mënyrë për të takuar princin.
I magjepsur nga imazhet dhe çuditë që vetëm në përralla bëhen të gjalla, Enea më lë për gjumin e natës. Unë vazhdoj të lexoj, por mendja më shkon te një Rapunzel tjetër — shqiptare, në këtë rast — e cila muroset e gjallë në një kështjellë.
Detajet janë makabre. Historia është e dendur me një dhimbje që justifikohet vetëm nga vlerat që synon të përcjellë: besa, fjala e dhënë, dhe, mbi të gjitha, dashuria për atdheun dhe tokën që tejkalon dashurinë për njeriun.
Shpeshherë mendja gjen rrugët më të çuditshme për të arritur aty ku shpirti ndjen mall: te vende të largëta si fëmijëria, ose te dëshira për t’i transmetuar copëza të Shqipërisë një djali gjashtëvjeçar që flet një shqipe të çalë. Arsyet e këtij kërkimi janë të shumta, profesionale dhe personale, dhe nuk arrij të dalloj qartë ku fillon e ku mbaron njëra apo tjetra. Sinqerisht, nuk më intereson aq të justifikoj apo të maskoj mahnitjen që kam për këto histori që vijnë nga larg dhe kalojnë çdo kufi kulturor e gjeografik.
Vonë kam zbuluar se legjenda e murimit ka simotra të tjera në Ballkan. Kjo më shtyn më tej në kërkimin për fijet e holla që lidhin antikitetin me botën e sotme.
Jetoj prej tre vitesh në Berlin dhe muri është ende aty, në çdo cep të qytetit: si një fantazmë që nuk shkëputet nga imagjinata, nga gjuha, nga përpjekjet për të përfituar ekonomikisht prej historisë që mbart me vete. Një histori që përditësohet në mënyrë gati cinike, ashtu siç i shkon për shtat një shoqërie kapitaliste.
Më parë kam jetuar për gjashtë vjet në Puglia, në jug të Italisë. Aty zbulova historinë e një muri tjetër që bashkon. Është muri i thatë: një element arkitekturor i rëndësishëm që karakterizon një peizazh të tërë.
Vendasit më tregonin se kjo teknikë e hershme ndërtimi mbahet ende gjallë nga “skuadrat e shqiptarëve”, të vetmit që arrijnë sot t’i meremetojnë dhe t’i rindërtojnë si dikur këto mure të vjetra. Rreth 85 euro/m3 kushton puna e tyre, por përveç çmimit dhe ndonjë numri telefoni të ndonjë ustai shqiptar, asgjë tjetër nuk del në pah nga kjo histori me rrënjë të largëta.
Kohë më parë zbulova se "L’arte del muretto a secco" ishte shpallur trashëgimi kulturore jomateriale nga UNESCO, si një praktikë e përbashkët e tetë shteteve: Italisë, Greqisë, Qipros, Francës, Spanjës, Kroacisë, Zvicrës dhe Sllovenisë. Në këto tregime institucionale, me të drejtë, renditen vlerat dhe përfitimet e ruajtjes së kësaj teknike sot. Por, siç ndodh shpesh, anashkalohet një fakt thelbësor: ata që e mbajnë gjallë këtë kulturë të vjetër janë, shpesh, duar emigrantësh.
Kur kërkon elemente ose dokumente që dëshmojnë këto lidhje historike dhe njerëzore, gjendet shumë pak. Kjo është ndoshta arsyeja që më bëri t’i hyj këtij muhabeti: për të vizatuar një gjeografi njerëzore të mjeshtërisë së gurit në territorin shqiptar.
Dhe filloj të mendoj për Beratin dhe Gjirokastrën, për Gollobordën dhe Korçën, për shtëpinë prej guri të gjyshes sime në Kutë, Mallakastër.
Ironia e fatit: kjo shtëpi, e bombarduar gjatë Luftës së Dytë Botërore, u rindërtua nga gjyshi im, Sherif Shehaj, me ndihmën e tre ushtarëve dezertorë italianë që ai i kishte fshehur aty. Ajo qëndron ende në këmbë, edhe pse prej vitesh hardhia që ngjitej deri në ballkon nuk është më.
Këto kujtime që më vijnë nga fëmijëria — gjithmonë një pjesë e lumtur e jetës së individit — më japin energji për këtë përpjekje personale dhe, ndoshta, kryeneçe: të shpërbëj disi murin e stereotipeve të padrejta që na ndan dhe na largon nga një histori e përbashkët; nga ajo që Kadare e quan “nënshtresa e përbashkët kulturore” e popujve që i lag Mesdheu.
Anila Shehaj








